Bardhi e ndalon Atleticon, i nxjerr barazim

Atletico Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Levantes në udhëtim.
“Los Colchoneros” kanë luajtur baras 1-1, megjithëse fitoren e kërkuan maksimalisht.
Serinë e golave e hapi Enis Bardhi në minutën e 18′, para se Llorente t’i barazonte shifrat në të 37’tën minutë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë dhe jo vetëm.
Asnjëra palë nuk arriti që ta gjejë rrugën e golit në fraksionin e vendimtar, për t’u mbyllur ndeshja 1-1.
Me këtë barazim, Levante shkon në kuotën e 28 pikëve me ç’rast pozicionohet në vendin e 11, ndërsa Atletico tani ka gjashtë pikë më tepër se Real Madridi, por gjithashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.