S’mjaftojnë pikët e LeBron James, Lakers pëson disfatë nga Brooklyn

Skuadra e Los Angeles Lakers ka humbur derbin ndaj Brooklyn Nets.
Lakers u mposhtën me rezultat 98-109, shkruan IndeksOnline.
Nuk mjaftuan pikët e LeBron James – basketbollisti amerikan realizoi 32 pikë, bëri 8 kërcime dhe 7 asistime.
Te kundërshtarët më i miri ishte James Harden me 23 pikë, 5 kërcime dhe 11 asistime.
Kjo ishte disfata e dytë e Lakers në tri ndeshjet e fundit./IndeksOnline/