Andy Ruiz Jr vjen me transformimin e madh – Heq kilogramët e tepërt

Boksieri meksikan, Andy Ruiz ka treguar me krenari për transformimin e tij të pabesueshëm krahasuar me ndeshjen që e kishte me Joshaun në dhjetor të vitit 2019.
Ruiz, nuk është ngjitur fare në ring që kur humbi ndeshjen ndaj Anthony Joshuas në dhjetor të vitit 2019, shkruan IndeksOnline
Boksieri meksikan atë kohë kishte një peshë të tepër në trupin e tij, ku dallohej te barku.
Por, ai sot ka postuar një video të shkurtër në ‘Instagram’, ku tregon trupin e tij që duket mjaft në formë.

