Shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes “Çabrati” të Gjakovës Berat Hadri, i lejoji një punëtori pushim prej 20 ditësh

Bordi i K.R.M. “Çabratit” ndërmarrjes për mbledhjen e mbeturinave në Gjakovë, ka vendosur që të shkarkojë Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë Berat Hadri.
Ndër arsyet e shkrimit të bordit për Hadrin, duket se është një vendim qesharak, sepse i ka lejuar një punëtori të kompanisë pushim vjetor pa i mbushur 6 muaj përvojë pune në këtë kompani.
Lajmin për shkarkimin e tij e ka bërë publik personalisht në Facebook, vetë Berat Hadri.
Postimi i tij i plotë:
Sot Bordi qesharak dhe i papërgjegjshëm i K.R.M. Çabratit paska vendosur për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë.
Një veprim i tillë natyrisht që është denoncuar përmes kallëzimit penal në prokurori nga ana ime, më shumë se për gjithcka tjetër denoncimin e kam bërë për arsye jo personale por për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të institucionit.
Le ta lëmë pozitën e Kryeshefit mënjanë, por si ka mundësi që Vendimi i Gjykatës së Apelit të bishtnohet e të sulmohet në këtë mënyrë, pra Vendimi i Gjykatës sonë e Shtetit në të cilin jetojnë edhe vetë këta anëtarë të mjerë të bordit të cilët përveç paaftësisë janë edhe servilë partiak e politik që funksionojnë me direktiva dhe jo me mendjen e tyre. Si ka mundësi të shpërfillet Shteti dhe Institucioni në këtë mënyrë, ku me veprime dhe vendime të tilla jo vetëm se pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe kompanive tona, por dëmtohet edhe parja publike ngase vendimet e tilla kanë konsekuenca ligjore dhe materiale, pra humbje në profit dhe në para.
Andaj nëse partitë politike megjithatë u’a besojnë pozita dhe detyra të rëndësisshme njerëzve të tillë të paaftë dhe pakurrizorë, e që mesa duket kjo po bëhet qëllimshëm pasi që më së shumti po i’u shkon për shtati atyre, këtë duhet ta korigjojnë dhe përmirësojnë organet e rendit dhe drejtësisë.
Sinqerisht,
Berat Hadri

