‘Kapja e dështuar’ e Jordanit, bëhet virale në rrjetet sociale
Një ‘kapje e dështuar’ e mesfushorit të Sevillas, Joan Jordan ndaj kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, është bërë virale duke bërë gjiron e botës.
Ekipi i Ronald Koeman ka vazhduar serinë pozitive dhe ngjitjen në tabelë, duke siguruar një fitore të madhe në ‘Ramon Sanchez Pizujan’.
Golat në këtë fitore të Barçës u shënuan nga: Ousmane Dembele dhe Lionel Messi, shkruan IndeksOnline
Messi mori një top në mesin e fushës në fund të lojës dhe u nis drejt portës së kundërshtarëve, ndërsa Jordan iu ‘qep’ nga pas për ta ndalur. Megjithatë, kjo ishte përpjekje e dështuar e Jordani, i cili doli huq duke mos arritur ta ndal as me kapje fanelle.