75 Mall Live Search
15:06 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Morina: Duhet shumë përmirësime

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit, duel në kuadër të xhiros së 22-të në Superligë.

Feronikeli me rezultat të pastër në 0:3 arriti ta mposhtte klubin e Arbërisë, ku skuadra e teknikut, Morina bën hap të gabuar, pasi me këtë humbje janë shumë pranë zonës së kuqe, shkruan IndeksOnline

E pas ndeshjes foli edhe trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili tha se ekipi i tij duhet të përmirësohet.

“Futbolli luhet për ta kaluar vijën fatale, rezultati po të tregon vetë se ku kemi qenë ne ku ka qenë kundërshtari. Këta djema u angazhuan, luftuan. Duhet shumë përmirësime”, tha Morina.