10:42 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ter Stegen thyen rekordin e Barcelonës

Një nga argumentet e mëdha të Barçës për të qenë lidere e La Liga-s është aftësia e saj mbrojtëse.

Vetëm katër skuadra kanë arritur t’i shënojnë, por jo deri më tani me më shumë se dy gola. Numra që mbështesin Valverde, Barçën dhe Marc André Ter Stegen.

Këto katër gola, gjithashtu, nënkuptojnë vendin e tij të parë për trofeun “Zamora”.

Ter Stegen ka një mesatare rekord, prej 0.36 golash të pësuar në ndeshjet e deritanishme.

Ka 39 vjet që mbrojtja e Barçës nuk i “ul blindët” në një mënyrë kaq të fortë.

As Luis Enrique, i cili në debutimin e tij në stolin e skuadrës nga “Camp Nou” ka pësuar pesë gola në 11 ndeshje. Ai arriti ta mbante portën të pastër në tetë ndeshjet e para, por në të nëntën, në “El Clásico” kundër Real Madridit, në “Bernabeu”, pësoi tre gola.

As Tata Martino, i cili pësoi 7 gola në 11 ndeshjet e para; As Tito Vilanova, me 11 gola, as Pep, me 8 gola.

Temat: