“Partitë nuk po u japin hapësirë grave, por ato po arrijnë të futen në kuvend pa kuotë”

Ka disa legjislatura që më shumë gra zgjidhen pa kuotë se sa me kuotë. Ky numër është impresiv për faktin se gratë janë më të nënpërfaqësuara në lista zgjedhore.
Kështu ka deklaruar Agron Demi nga instituti GAP, i cili ka shtuar se përkundër që grave nuk i ofrohet hapësirë e njëjtë as në debate ato janë më të zëshmet dhe më aktivitet edhe gjatë paraqitjes së tyre si në seanca e si në komisione parlamentare.
“Nëse listat do ishin 50-50, nëse në debate gratë do të përfaqësoheshin barabartë, jam i sigurtë se gjysma e Kuvendit do të ishin gra pa pasur nevojë fare as për kuotë.
Kjo ngase nëse shikoni me kujdes statistikat nga platforma e KDI votaime.org, gratë marrin më shumë pjesë në seanca, bëjnë më shumë pyetje parlamentare, marrin më shumë nisma ligjore…”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij: