Kundërshtari i Kosovës sot zhvillon miqësoren e parë (Foto)
Kundërshtari i Përfaqësueses së Kosovës, Letonia zhvillon miqësoren e parë para ndeshjes së 13 nëntorit në “Adem Jashari”.
Kombëtarja e Letonisë luan sonte kundër Arabisë Saudite nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.
Shumë kombëtare kanë caktuar nga dy miqësore gjatë këtij muaji, por vetëm Kosova do ta ketë një të vetëm, atë të 13 nëntorit./IndeksOnline/