Edhe pse mposhti Cityn, Solskjaer nuk shfaq ambicje për titullin e kampionit

Manchester United fitoi derbin kundër Manchester Cityt, duke shkurtuar diferencën e pikëve në 11 me ekipin e Pep Guoardiolas.
Megjithëse janë edhe 30 pikë në lojë deri në përfundim të edicionit, trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk është shumë optimist për titullin e kampionit.
Norvegjezi thotë se City është shumë larg, transmeton Indeksonline.
“Asnjë ekip në botë nuk mund t’ia dal kundër atyre pa luajtur si grup në të gjitha aspektet. Ata janë shumë larg dhe është vështirë që t’i arrijmë. Duhet të shkojmë nga ndeshja në ndeshje dhe të shohim. Vitin e kaluar ishim 15 pikë larg nga Leicesteri dhe e arritëm, por sivjet rrethanat janë tjera” deklaroi Solskjaer.
Vlen të theksohet që Solskjaer është bërë trajneri i parë në histori të Manchester United, që fitoi 3 ndeshjet e para rresht ndaj Cityt në Etihad.
/Indeksonline/