75 Mall Live Search
06:49 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

COVID-19, Parisi nën presion nga mungesa e shtretërve në spitale

Agjencia Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin (ARS) në rajonin e Parisit, ka dhënë një urdhër të rreptë për spitalet dhe klinikat e zonës për të pezulluar 40% të aktiviteteve të tyre mjekësore-kirurgjikale me qëllim rritjen e numrit të shtretërve të disponueshëm për kujdesin intensiv për pacientët me Covid-19.

Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin, Aurélien Rousseau.

”Me 973 të sëmurë aktualisht në reanimacion për më pak se 1.050 shtretër në dispozicion”, deklaroi ai. Ne jemi në një situatë tensioni shumë të fortë”, theksoi Rousseau, intervistuar nga AFP-ja dhe shtoi:

”Shpresoj se kufiri i ri i vendosur për 1.577 shtretër do të arrihet javën e ardhshme”.