75 Mall Live Search
17:52 / E Diele, 21 Mars 2021 / A. A

Arsenali bën rikthim senzacional kundër West Hamit

Arsenali doli i pamposhtur nga derbi i Londrës me West Ham United.

‘Topçinjtë’ ishin në disavantazh 3-0, pas golave të Lingard, Bowen e Soucek.

Rikthimi i Arsenalit filloi në fund të pjesës së parë me Tomas Soucek që shënoi autogol.

Për fatin e keq të West Hamit, edhe Craig Daëson realizoi autogol për 2-3.

Në minutën e 82-të Arsenali barazoi gjithçka përmes Alexandre Lacazette.

West Hami mbetet në vendin e 5-të me 49 pikë, 7 më shumë se Arsenali që është i 9-ti.

/Indeksonline/