75 Mall Live Search
22:54 / E Diele, 21 Mars 2021 / C E

Barcelona luan “tenis” me Sociedadin

Barcelona ka qenë tepër në formë në ndeshjen e javës së 28-të të La Ligas kundër Real Sociedadit.

Katalonasit kanë fituar me rezultat 1-6 në ndeshjen e zhvilluar në Reale Seguros Stadium.

Golat për Barcën i shënuan Griezman (37’), dy Dest (43’ dhe 53’), dy Messi (56’ dhe 90’) dhe Dembele (71’).

Golin e vetëm për Sociedadin e realizoi Barrenetxea Muguruza në minutën e 71-të.

Barcelona mbetet në vendin e dytë me 62 pikë, katër më pak se Atletico Madrid. /IndeksOnline/