75 Mall Live Search
07:55 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

NBA/ Utah Jazz të pandalshëm, fiton edhe Dallas Mavericks

Skuadra e Utah Jazz ka vazhduar me fitore. Klubi amerikan mposhti 118-88 ekipin e Brooklyn Nets.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte Mitchell, me 27 pikë – 6 kërcime dhe 7 asistime, shkruan IndeksOnline

Fitore në këtë raund ka shënuar edhe skuadra e Dallas Mavericks, të cilët mposhtën 128-108 ekipin e Minnesota Timberwolves.

Te Dallas më i dalluari ishte letonezi, Porzingis – i cili realizoi 29 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe Luka Doncic. Slloveni realizoi 15 pikë, bëri 4 kërcime dhe 4 asistime./IndeksOnline/