75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 25 Mars 2021 / k.v

Shtetasi i Shqipërisë kapet me drogë në Gjakovë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një qeskë plastike me marihuanë.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” të mërkurën rreth orës 20 e 30 minuta.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/