75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 25 Mars 2021 / AR

Joe Biden mban konferencën e parë për shtyp si president i SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot do të mbajë konferencën e tij të parë të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, që nga marrja e detyrës më 20 janar, transmeton Indeksonline.

Kështu ai shënon kohën më të gjatë, duke mos qenë i disponueshëm për mediat.

Megjithëse presidenti i SHBA-së iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ai nuk e ka organizuar një konferencë zyrtarisht deri tani.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Joe Bideni, nuk mund të mbante konferencë shtypi në dy muajt e parë si president, sepse ai ishte përqendruar në sigurimin e mjaftueshëm të vaksinave kundër Covidit-19 dhe në kalimin e një pakete ndihme prej 1.9 trilionë dollarësh në Kongres.

Atje kanë qenë koha, energjia dhe fokusi i tij. Por ndërkohë, ai u përgjigjet pyetjeve disa herë në javë dhe shpreson të vazhdojë ta bëjë këtë“, tha sekretari i shtypit i Bidenit, Jen Psaki.

Sipas CNN-it, është e mundur që presidenti të përballet me disa pyetje në lidhje me një sërë çështjesh urgjente.

Konferenca e shtypit, do të mbahet në orën 1:15 pasdite sipas kohës lokale, e cila do të transmetohet në rrjetet kryesore televizive në të gjithë vendin./Indeksonline/