75 Mall Live Search
11:15 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Vedat Muriqi në Superligën e Turqisë? Flet gazetari italian

Rikthimi i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, në Superligën e Turqisë është mohuar nga  gazetari italian, Lorenzo di Caprio.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës nuk po arrin të gjejë formën e duhur te skuadra e SS Lazios. Në 18 paraqitje, Muriqi ka shënuar vetëm një gol, shkruan IndeksOnline

Gazetari italian, Di Caprio tha se Muriqi do të qëndrojë te Lazio dhe se do t’i jepet hapësira e duhur nga trajneri Inzaghi.

“Muriqi do të qëndrojë te Lazio. Inzaghi do t’i japë atij minutazh të duhur. Ishte një mundësi e mirë e tij kur Caicedo u lëndua. Por ai nuk arriti ta shfrytëzonte mirë këtë”, ka thënë gazetari italian.

Kosovari gjatë karrierës ka zhvilluar 271 paraqitje dhe ka shënuar 83 gola dhe 24 asistime. Muriqi ka po ashtu 27 ndeshje me Kosovën, ku ka shënuar 11 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/