75 Mall Live Search
18:44 / E Premte, 26 Mars 2021 / kutia

Ky është komenti i trajnerit të Kosovës U21, Nees për miqësoren me Katarin U21

Ka përfunduar takimin ndërmjet Katarit U21 dhe Kosovës U21, duel ky i karakterit miqësor.

Katari shënoi fitore prej 2:0, duke treguar paraqitje të fortë ndaj djelmoshave tanë edhe pse ‘Dardanët’ kishin shumë raste për shënim por që nuk i shfrytëzuan si duhet, shkruan IndeksOnline

Gjithashtu, dy Kombëtaret do të kenë edhe një ndeshje miqësore me 29 mars duke filluara nga ora 18:15

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Kosovës, Michael Nees, ku ishte dhe ndeshja e parë për të pas pranimit të detyrës.

Ai tha se Katari ishin më të përgatitur në këtë ndeshje dhe se skuadra e tij duhet të ishte më e vendosur.

“Mendoj se ishte një ndeshje e shpejt, në kushte të mira, topi po qarkullonte në një fushë shumë të mirë. Katari shihet se ka stërvitur mirë për dy javë, presingu i tyre ishte shumë i mirë. Ne patëm vështirësi në 20 minuta e para, pastaj ndeshja ishte më e barabartë. Në përfundimin e aksioneve tona duhej të ishim më të vendosur. Jam i kënaqur me djemtë me ndeshjen e parë. Pas katër sesione të stërvitjeve ata bën shumë përpjekje, treguan punë të mirë, krijuan disa mundësi, por duhet të jemi më të vendosur, të zvogëlojmë gabimet dhe të jemi më rezistuese ndaj presionit”, tha Michel Nees për IndeksOnline

Kujtojmë se ndeshjen e parë kualifikues Kosova, do ta luajnë ndaj Andorrës U21 me datë 8 qershor.