75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Zëdhënësi i PDK-së: Hoti dhe Kurti po fyejnë qytetarët, vaksinat që vijnë sonte janë lëmoshë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se vaksinat që vijnë sonte në Kosovë janë lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato, shkruan Indeksonline.

Ai tutje u shpreh se gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi.

Postimi i plotë:

Vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër covid-it, shteti ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.

Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak.

26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet!