Muriqi deklarohet pas humbjes nga Spanja

Kombëtarja e Kosovës u mposht 3 me 1 nga Spanja në ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndeshje e zhvilluar në Sevilla.
Sulmuesi kosovar që luan te Lazio u deklarua pas ndeshjes dhe tregon për gabimet e bëra, shkruan IndeksOnline

“Besoj se e filluam ndeshjen mirë, e morëm një gol që ishte supergol. Mundemi vetëm t’ia urojmë. Ndoshta do duhej pak më shpejtë të reagojmë aty. Ndodhin këto me këto skuadra. Nuk pritej të marrim golin e dytë pas 2-3 minutave, kjo na pengoi pak të vazhdojmë lojën tonë. Pastaj shënuam, por edhe filloi lodhja sepse bënim shumë presion, e dimë fuqinë e Spanjës. Ishte një ndeshje që për neve është një eksperiencë e mirë”, ka thënë Muriqi.
Kujtojmë që Kosova me këtë humbje mbetët me zerro pikë në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’./IndeksOnline/