75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Në mediat botërore shkruhet për skandalin e televizionit spanjoll: E turpshme!

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së djeshme (31 mars) zhvilloi ndeshjen kundër Spanjës në kuadër të para-kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’. Ndeshja mbaroi me rezultat 3:1 në të mirë të spanjollëve.

Televizioni publik spanjoll, RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë, shkruan IndeksOnline

Ata e kanë shkruar emrin e shtetit të Kosovës me të vogla (ESP – kos), një gjest skandaloz ky nga spanjollët, e që ka rënë në sytë e gjithë mediave botërore.

Për këtë skandal shkruajnë mediat britanike, si: FootballJOE dhe SportBible.

Ata shkruajnë se televizioni spanjoll e bëri këtë për shkak se Spanja s’e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Edhe televizioni shqiptar ‘DigitAlb’ e ka quajtur këtë gjest si të turpshëm.

“E turpshme në Spanjë, kështu u transmetua ndeshja nga televizioni publik”, shkruhet në postimin e bërë nga DigitAlb.

Pas ndeshjes, gazetari kosovar, Arlind Sadiku është takuar me një zyrtar të RTVE i cili ka treguar se ky ishte vendim i bordit të televizionit.

“Ishte një vendim nga bordi”, dëgjohet duke thënë zyrtari i RTVE në bisedë me Sadikun.

Kujtojmë që Kosova gjatë dy ndeshjeve të fazës para-kualifikuese pësoi dy disfata, ndaj Suedisë (0 me 3) dhe ndaj Spanjës (3 me 1)./IndeksOnline/