75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 01 Prill 2021 / Blerim

Çfarë pranimi i topit, çfarë goli i bukur nga Besart Berisha

Besart Berisha ka shënuar një gol të bukur për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij, Western United 2 me 1 ndaj Melbourne City.

Berisha shënoi golin në minutën e 66’të, një shënim tejet i bukur nga futbollisti kosovar, shkruan IndeksOnline

Në këtë takim, Berisha bëri edhe një asist në minutën e 61’të, për golin e shënuar nga Wales.

Kosovari u largua në minutën e 79’të nga loja, për t’u zëvendësuar nga Sheppard.

Ky ishte goli i gjashtë i Besart Berishës në A-League./IndeksOnline/.