75 Mall Live Search
13:13 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Amir Rrahmani e kalon me sukses lëndimin, rikthehet te Napoli

Amir Rrahmani ka lënë prapa shqetësimet.

Ai nuk mundi ta ndihmojë Kosovën kundër Suedisë dhe Spanjës për shkak të një dëmtimi të vogël, por tashmë është shëruar.

Gennaro Gattuso e ka përfshirë kapitenin e Kosovës në sfidën që Napoli do ta zhvillojë me Crotonen nga ora 15:00.

Amiri nuk luajti asnjë ndeshje deri në janar, por tashmë numëron 13 paraqitje me Napolin.