Sevilla i bën nderë Realit dhe Barçës, mposht Atleticon

Sevilla ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Acuna në minutën e 70-të.
Sevilla kishte edhe një mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë, por nga pika e bardhë dështoi Ocampos.
Atletico Madrid vazhdon ta mbaj kreun por tani me diferencë të shkurtuar me Real Madridin dhe Barcelonën që ka një lojë më pak të zhvilluar.
Sevilla është e katërta në tabelë. /IndeksOnline/