75 Mall Live Search
16:21 / E Martë, 06 Prill 2021 / A. A

FFK merr vendim, Kuvendi i Punës mbahet online

Vetëm dy ditë para mbajtjes së Kuvendit të Punës, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që atë ta mbajë në formën online.

Sipas FFK-së, ky vendim ka ardhur pas masave të reja të Qeverisë së Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës, të enjten më 8 prill në orën 17:00. Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19,  punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online” shkruhet në njoftimin e FFK-së.

/Indeksonline/