75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

KLASIKJA/ Mbyllet pjesa e parë, Reali po kalon lehtë ndaj Barcelonës

Është mbyllur pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për xhiron e 30-të në La Liga.

Klubi i menaxhuar nga Zinedine Zidane po fiton 2 me 0 ndaj ekipit të Koeman, shkruan IndeksOnline

Golin e parë në ndeshje e shënoi Karim Benzema në minutën e 13’të.

Kurse të dytin e shënoi mesfushori gjerman, Toni Kroos – në minutën e 28’të.

Gjatë pjesës së parë, skuadra katalunase është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë. Lojtarët e ndëshkuar janë: Pedri dhe Araujo.

Kujtojmë që Real Madrid ka bërë një ndërrim gjatë kësaj pjese. Nga loja është larguar Lucas dhe është inkuadruar Odriozola./IndeksOnline/