75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

Inter është 13 pikë larg titullit kampion!

Interi duhet të mbledhë 13 pikë të tjera në tetë ndeshjet e mbetura për të sguruar titullin kampion në Serie A.

‘Nerazzurri’ u detyrua të punojë shumë për të marrë tre pikë dnë fitoren e tyre të 11-të radhazi në Serie A, shkruan IndeksOnline

Djelmoshat e Antonio Conte janë në rrugën e tyre për të siguruar kampionatin e parë të Nerazzurrit që nga viti 2009-10 dhe të marrin Scudetto-n e tyre të 19-të në total.

Milani është i dyti, një pikë më mirë se Zonja e Vjetër, që do të thotë që Interi ka krijuar një epërsi prej 11 pikësh në krye.

Interi ka marrë 74 pikë në 30 ndeshje dhe ka një mesatare prej 2.47 pikë për ndeshje, duke i bërë 13 pikët në tetë ndeshje të duken një mundësi e mirë për ta.