75 Mall Live Search
20:07 / E Hënë, 12 Prill 2021 / AR

Fushatë në kohë pandemie/ LDK, AAK dhe NISMA ende nuk i kanë paguar gjobat!

Disa parti politike ende nuk i kanë paguar gjobat të cilat i morën gjatë fushatave zgjedhore në Prishtinë, në kundërshtim me vendimet e Qeverisë për masat kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

Kështu u shpreh drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ai tregoi se, nga 20 gjobat e shqiptuara, vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar, ndërsa AAK, LDK e NISMA nuk i kanë paguar.

Komuna e Prishtinës i 'sakaton' me gjoba partitë politike për tubimet gjatë  fushatës – InfoDaspora.ch

Të gjitha subjektet e mëdha janë gjobitur. Kanë qenë gjithsej 20 gjoba.

7 VV, 5 LDK, nga 3 AAK dhe PDK, nga 1 për NISMËN dhe AKR.

Vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat, kurse 9 tjera gjoba të tjera të papaguara të AAK, LDK, NISMËS kanë shkuar në zyrën tonë ligjore në komunë që të procedohen të përmbaruesi”, tha Tahiri në Kanal 10./Indeksonline/

Mbi 216 mijë euro gjoba për subjektet politike (VIDEO) – Shkruje.com