Vjen njoftimi nga Reali, Valverde dyshohet se është me Covid-19

Skuadra e Realit e ka konfirmuar se Federico Valverde nuk do të jetë me ta në ndeshjen ndaj Getafes.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 33’të në La Liga, shkruan IndeksOnline
Por, dyshimet e para janë, se Valverde mund të jetë i infektuar me Covid-19 dhe se në këtë ndeshje mungon.
“Real Madrid konfirmon se lojtari, Fede Valverde ka qenë në izolim që nga dita e djeshme, të shtunën, 17 prill, pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19, megjithëse lojtari ka dhënë rezultate negative në të gjitha testet që kanë janë kryer”, u tha në deklaratë.
“Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion sot për ndeshjen kundër Getafe CF”, deklaroi Real Madrid.