Messi është lojtari i dytë më i trofeshëm në histori

Mbrëmë Barcelona ka mposhtur Athletic Bilbaon në finalen e Kupës së Mbretit.
Pas këtij triumfi, katalonasit kanë shtuar në sirtarin e tyre kupën e 31-të të Mbretit, si skuadra që e ka fituar më së shumti këtë Kupë.
Merita për këtë fitore ka patur edhe kapiteni Lionel Messi që bëri një paraqitje shumë të mirë, shkruan Indeksonline.
Njëri nga më të mirët në botë tani është edhe lojtari i dytë më i trofeshëm në botë i të gjitha kohrave.
Ai ka 37 trofe, aq sa ka edhe Andres Iniesta dhe pesë kupa më pak se Dani Alves.
Kjo është Top 10 e lojtarëve më të trofeshëm në histori të futbollit:
= 9 Cristiano Ronaldo – 33 trofe
= 9 Xavi – 33 trofe
8. Vitor Baia – 34 trofe
= 6 Gerard Pique – 35 trofe
= 6 Sir Kenny Dalglish – 35 trofe
5. Ryan Giggs – 36 trofe
= 2 Maxwell – 37 trofe
= 2 Andres Iniesta – 37 trofe
= 2 Lionel Messi – 37 trofe
1. Dani Alves – 42 trofe
They all wanted a trophy picture with Messi ?
— B/R Football (@brfootball) April 17, 2021
(?: @lachainelequipe)pic.twitter.com/OW0V1mi7EO