Dorëzohet edhe Agnelli: Nuk mund të vazhdohet kështu

Gjashtë skuadrat e Premierligës u tërhoqën të martën mbrëma nga ideja e krijimit të Superligës së Evropës.
Kështu, ëndrra e Perezit dhe Agnellit si duket nuk do të mund të realizohet, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka pranuar edhe vetë numri një i Juventusit i cili ka thënë se nuk do të mund të vazhdohet me skuadrat aktuale.
I pyetur nëse projekti mund të ndodhte ende pas largimit, Agnelli tha: “Të jem i sinqertë jo, padyshim që nuk është kështu.”
Gjithashtu është raportuar se Agnelli mund të largohet nga drejtimi i skuadrës. /IndeksOnline/