Njihuni me dy kundërshtarët e Kosovës: Kazakistani dhe San Marino
Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.
Federata e Futbollit të Kosovës zyrtarisht tregoi sot se do t’i luajë dy lojë, kundër San Marinos dhe Kazakistanit, shkruan IndeksOnline
Njihuni me kundërshtarët:
San Marino gjendet e 210-ta në ranglistën e FIFA-s. Në tre ndeshjet e fundit, ajo ka pranuar 10 gola dhe s’ka shënuar asnjë (Angli 5-0, Hungari 0-3 dhe Shqipëri 0-2).
Futbollisti me vlerën më të madhe te kjo kombëtare është Filippo Berardi me 225 mijë euro. Ai luan te skuadra e US Vibonese.
Kazakistani gjendet e 122 në ranglistën e FIFA-s. Ka një moshë mesatare 26.4. Në dy ndeshjet e fundit, Kazakistani arriti një barazim (1-1 kundër Ukrainës) dhe një humbje (0-2 nga Franca).
Futbollisti i tyre më i shtrenjtë është Baktiyar Zaynutdinov (23-vjeçar) me vlerë deri në 3.5 milionë euro. Ai luan te skuadra e CSKA Moscow.
Dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë. Më 1 qershor luan ndaj San Marinos, kurse më 4 qershor kundër Kazakistanit./IndeksOnline/