ZYRTARE: Man City arrin marrëveshje për transferimin e Kayky

Talenti Kayky do të jetë pjesë e Manchester Cityt që nga sezoni i ardhshëm.
Manchester City ka bërë zyrtar lajmin për trasnferimin e brazilianit të talentuar, Kayky i cili angazhohet tek skuadra Fluminese, transmeton lajmi.net.
City bëri të ditur se Kayky do të mbetet në Fluminese deri në fund të sezonit si formë huazimi.
17 vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij në ligën braziliane, ku ka zgjuar interesin e klubeve më të mëdha evropiane.
“Citizens” kanë shpenzuar 18 milionë funte për transferimin e talentit 17 vjeçar.
Kayky këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje dhe ka shënuar dy gola.