Vitia thotë se janë afër marrëveshjes për vaksinat e reja anti-Covid, masat nuk ndryshohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se është në rrugë të mbarë për të siguruar blerjen e vaksinave anti-Covid.
Ai nuk ka pranuar të jap më shumë informacione, siç ka thënë për shkak të konfidencialitetit.
“Presim kontigjentin e dytë të vaksinave nga Covax, jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese dhe me të gjitha nga to jemi në rrugë të mirë për të pasur marrëveshje. Por nuk mund të japim më tepër detaje për shkak të konfidencialitetit. Gjendja me pandeminë është nën kontroll dhe në tendencë përmirësimi.
Masat do të jenë të tilla edhe përkundër që kemi lajme të mira por jo të dëshirueshme. Raportimet zyrtare për ditët e fundit flasin se kemi ulje të rasteve të reja me covid, hospitalizimeve dhe ulje të vdekjeve” ka thënë ministri Vitia./Indeksonline/