75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

SC Gjilani bëri kërkesë që ndeshja me Dritën të luhet në ‘Fadil Vokrri’, FFK-ja thotë ‘JO’

Skuadra e Gjilanit ka bërë kërkesë në Komisionin e Garave për Superligë që ndeshjen e xhiros së 33-të kundër Dritës ta luaj në stadiumin prishtinas ‘Fadil Vokrri’.

Komisioni i Garave gjatë mbledhjes së mbajtur dje ka vendosur që kjo kërkesë të refuzohet, shkruan IndeksOnline

“Komisioni i Garave kërkesën e SC Gjilani e ka adresuar te përgjegjësit e stadiumit ”Fadil Vokrri”, nga të cilët kemi marr përgjigjen refuzuese, me arsyetimin se stadiumi është i stërngarkuar dhe me orar të ngjeshur të aktiviteteve: ndeshjet e FC Prishtina, pastaj me finalen e Kupës së Kosovës, ndeshjet e kombëtareve ”A” dhe U-21. Po ashtu këtyre ditëve përgjegjësit e stadiumit janë duke punuar në përgatitjen e fushës për këto ndeshje, për të plotësuar kriteret që kërkohen nga UEFA, prandaj është vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi”, shkruhet në vendim

Skuadra e Gjilanit ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi tek Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Kujtojmë që kjo kërkesë vjen për shkak të gjendjes katastrofale të stadiumit në Gjilan./IndeksOnline/