75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 02 Maj 2021 / Blerim

Prishtina po fiton në Podujevë, Drenica po bën befasinë ndaj Ballkanit

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para të takimeve në kuadër të xhiros së 32’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina u tregua më vendimtare në pjesën e parë ndaj Llapit, duke shënuar dy gola përmes Makendas dhe Bekteshit, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, Llapi shënoi gol me anë të Adonis Aliut.

Në ndeshjen Ndërmjet Drenicës – Ballkanit po ndodh befasia.

Drenica e ka mbyllu pjesën e parë me epërsi prej një gol të realizuar nga Uka.

Pra, rezultati pas pjesës së parë u vendos në 1:0.