Një zyrtar i rëndësishëm i BE-së, vije të mërkurën në Kosovë

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të jetë të mërkurën në Kosovë. Ai po qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.
Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Të mërkurën ai do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.
Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim./Indeksonline/