75 Mall Live Search
22:21 / E Martë, 04 Maj 2021 / C E

Hajrulla Çeku dënon dhunën në ndeshjen Ponte Prizreni – Peja, fton krerët e FBK-së në takim

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pas incidentit në ndeshjen në mes të Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Në fund të ndeshjes së Paly-offit pati përleshje në mes të lojtarëve dhe stafit të të dy skuadrave.

Ministri i Sportit ka ftuar kreerët e FBK-së në takim ku do të flasin për ngjarjet e fundit.

Ky është reagimi i tij:

Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar. Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin.