75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / A. A

Bruno Fernendes thotë se fitimi i Ligës së Evropës nuk mjafton për Manchester United

Manchester United është me një këmbë në finale të Ligës së Evropës.

Ekipi anglez fitoi 6-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Romës dhe të enjtën e zhvillon ndeshjen kthyese.

Mesfushori Bruno Fernandes ka folur para ndeshjes në konferencë për media.

Ai mendon se për një skuadër si Manchester United nuk është sukses i madh të triumfojë në Ligën e Evropës.

“Liga e Evropës nuk është mjaft për ne, por është shenjë që po përmirësohemi. Megjithatë kemi ende shumë hapësirë për përmirësim” deklaroi Fernandes.

/Indeksonline/