Morena Taraku e pikëlluar! I mungon shumë e ëma (Foto)
Morena Taraku është modelja e njohur shqiptare e cila karrierën e saj e ka filluar me modelim për të kaluar tashmë në muzikë.
Ajo shumë shpesh e ka potencuar se është rritur nga babai sepse nëna e saj ndrroi jetën në moshë të re, shkruan Indeksonline.
Por Morena e kujton shumë shpesh atë përmes fotografive ku shpreh dhimbjen dhe mungesën e figurës së nënës në jetën e saj.
Kështu ka vepruar edhe së fundi ku ka postuar një fotografi të nënës dhe e ka shoqëruara me një shkrim.
“Më mungon fytyra jote e bukur” ka shkruar Morena./Indeksonline/