75 Mall Live Search
11:29 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Brendi amerikan dobësohet, SHBA nuk është më “vendi i parë i botës”

Brendi amerikan në erën e Donald Trump ka pësuar një goditje të ashpër dhe nuk është më në ballë të listës kombëtare të brendeve, shkruan CNN.

Siç u tha, në një anketë vjetore të kryer nga Anholt-GfK, SHBA ka rënë në vendin e gjashtë, dhe në krye të listës tani gjendet Gjermania.

Lista rendit pesëdhjetë vendet botërore, ndërsa në mesin e kritereve tjera janë kultura, popullata, turizmi, imigrimi, investimi dhe administrata shtetërore.

Simon Anholt, një konsulent politik që ka zhvilluar këtë hulumtim për më shumë se një dekadë, thotë se arsyeja më e madhe për kolapsin e madh amerikan është presidenti kontrovers Trump.

Ai kujtoi se “një rënie e ngjashme e perceptimit global” ndodhi në Amerikë dhe në vitin 2004, kur presidenti George W. Bush erdhi në krye të vendit dhe SHBA pastaj u rendit e shtata në listë.

Pas Gjermanisë në listë renditen Franca, Britania, Kanadaja dhe Japonia. Prapa SHBA-s në listë janë Italia, Zvicra, Australia dhe Suedia.