75 Mall Live Search
19:16 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

Koeman: Shikova vetëm 20 minutat e para të ndeshjes Real Madrid-Sevilla, pastaj e shikova Juventus-Milan

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Levantes.

Koeman beson se ende ka mundësi që të fitohet La Liga, transmeton Indeksonline.

“Nuk mendoj se liga është jahstë radarit tonë. Ne jemi në situatën e njëjtë siç ishim në të kaluarën”, tha ai fillimisht.

“Ndeshja me Atletico Madrid ishte me dy fytyra. Në pjesën e parë nuk ishim të mirë, por në pjesën e dytë ne ishim më të mirë. Ne kishim mundësi të shënonim”

“Unë shikova vetëm 20 minutat e para të ndeshjes Real Madrid-Sevilla, por pastaj e ndryshova dhe shikova ndeshjen e Milanit kundër Juventusit sepse bëhem nerovz. Unë preferoj të shikoj një ndeshje ku nuk kemi interes direkt, më pëlqen ta shoh vetëm rezultatin”, u shprehë trajneri holandez./Indeksonline/