Mustafi: Nuk mund ta ndryshojmë këtë situatë, por jam i lumtur me golin e Blendit!

Skuadra e Schalkes 04 arriti fitore në xhiron e parafundit në Bundesliga 4 me 3 kundër Eintracht Frankfurtit.
Në këtë ndeshje gol arriti të shënoj ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, Blendi Idrizi, shkruan IndeksOnline
Për golin e kosovarit ka folur edhe mbrojtësi, Shkodran Mustafi.
Wir können die Situation leider nicht mehr ändern. Aber der Sieg, mit diesem jungen Team, ist für alle schön. Freue mich besonders für unsere Youngster und Torschützen Blendi, Florian und @MatthewHoppe9 ⚒️ #SM30 #S04 pic.twitter.com/mVngfoDSjh
— Shkodran Mustafi (@MustafiOfficial) May 15, 2021
“Fatkqësisht ne nuk mund ta ndryshojmë situatën. Por, fitorja me këtë ekip të ri është e këndshme për të gjithë. Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të rinj dhe me golin e Blendit”, ka thënë Mustafi.
Kujtojmë që Schalke sezonin e ri 2021/22 do të luaj në Bundesliga 2./IndeksOnline/