75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / AR

Hakan Çalhanoglu joshet nga oferta multi-milionëshe në Katar

Çalhanoglu ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi kontrata me Milanin i skadon edhe disa javë.

Mesfushori turk ka marrë ofertë joshëse nga Al Duhail në Katar.

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Çalhanoglut i është ofruar rrogë e majme prej 32 milionë eurosh për 3 vite, por ai dëshiron të luaj diku në Evropë.

Kujtojmë, se 27-vjeçari është në negociata me Milanin për të vazhduar kontratën.

/Indeksonline/