75 Mall Live Search
15:08 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

BEFASI! Nuno do të largohet nga Wolves në fund të sezonit

Trajneri, Nuno Espirito Santo do të largohet përfundimisht nga Wolverhampton Wanderers F.C në fund të sezonit.

Lajmin e ka dhënë vet klubi përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

Portugezi do ta zhvilloj ndeshjen e tij të fundit me Wolves të dielën kundër Manchester Unitedit.

47-vjeçari u emërua trajner i Wolves gjatë vitit 2017. Në të njëjtin sezon, ai arriti ta fitonte Championshipin dhe çoi skuadrën në Premierligë.

Gjatë këtij sezoni, ‘Ujqit’ kanë grumbulluar 45 pikë në 37 ndeshje dhe gjenden në pozitën e 12-të./IndeksOnline/