75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Hansi Flick e konfirmon të ardhmen: Të gjithë janë në dijeni për ndjenjat që kam për Gjermaninë…

Hansi Flick do të emërohet trajner i Kombëtares së Gjermanisë menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian që nis nga muaji qershor.

Trajneri gjerman nesër e zhvillon ndeshjen e tij të fundit si trajner i Bayern Munchen, shkruan IndeksOnline

Gjatë konferencës për media, Flick tha se të gjithë janë në dijeni për ndjenjat që ka për Kombëtaren e Gjermanisë.

“Të gjithë e dinë se si ndjehem rreth Kombëares së Gjermanisë. Ka të bëjë me disa gjëra të vogla, pastaj do të zyrtarizohet”, ka thënë Flick

Kujtojmë që Flick do ta zë vendin e Joashim Low, i cili e ka konfirmuar largimin pas EURO20./IndeksOnline/