75 Mall Live Search
16:50 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Ministri i Serbisë ndan medaljen për garuesin nga Kosova

Kosova ka fituar medaljen e parë në Kampionatin Evropian në karate që po mbahet në Poreç të Kroacisë, shkruan Insporti.

Karatisti nga Kosova, Herolind Nishevci fitoi medaljen e bronztë duke u renditur i treti mbrapa Jonathan Horne nga Gjermania dhe Slobodan Bitević nga Serbia, në kategorinë +84 kilogram.

Medaljen për Herolind Nishevcin e dhuroi minstri i Rinisë dhe Sportit i Serbisë, Vanja Udovičić.

Kujtojmë që karateistja kosovare, Fortesa Orana u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, e pesta në renditjen olimpike.