75 Mall Live Search
14:55 / E Diele, 23 Maj 2021 / Blerim

Formacionet zyrtare: Drita – Arbëria

Sot me filli nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Dritës dhe Arbërisë, duel ky në kuadër të xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbërisë sot i duhet fitorja për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline

Kur tashmë dihet fitues që është skuadra e Prishtinës, Arbëria do të mundohet që t’i bëjë ballë një skuadre si Drita që deri në fund të kampionatin luftonte për titull.

Më poshtë dhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Alidema.

Arbëria: Thaqi, Zabergjam Bahtiri, Hyseni, Cesar, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira, Lekaj.