Donnarumma ishte i bindur se Milani do të “dorëzohej” para tij

Situata me portier te Milani është bërë një temë shumë interesante.
Kërkesat e larta të Donnarummas bëri që Milani të nënshkruaj me portierin e Lille, Mike Maignan.
Sipas Di Marzios, portieri italian nuk e priste që klubi të nënshkruaj kaq shpejtë me një portier të ri dhe se do të dorëzohej para kërkesave të tij.
Maldini i kishte ofruar Donnarummas një kontratë me një pagë 8 milionë euro në vit, por ai kërkoi 10 milionë dhe 20 milionë komisione për agjentin, Mino Raiola.
Kjo e detyroi klubin të transferoj portierin në mënyrë që mos ta humb edhe atë. /IndeksOnline/