75 Mall Live Search
13:37 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / AR

Qormemeti: Challandes po e anashkalon futbollin shqiptar

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes të martën publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit.

Asnjë futbollist i Superligës nuk figuron në listë, duke lënë jashtë edhe sulmuesin Mirlind Daku.

Menaxheri i njohur, Shkumbin Qormemeti thotë se përzgjedhësi zviceran po e anashkalon futbollin shqiptar.

“Nuk e di çfarë kritere ka për të ftuar një futbollist nga Superliga. Kur një lojtar shënon 31 gola dhe vendos rekord, mendoj se meriton t’i jepet shansi te kombëtarja. Por Challandes po e anashkalon futbollin shqiptar, nuk e di pse” deklaroi Qormemeti për Indeksonline.

Menaxheri i Dakut, bëri të ditur që sulmuesi kosovar ka disa oferta dhe së shpejti do të vendos për të ardhmen.

Ka shumë mundësi që karrierën ta vazhdojë te Osijeku pasi trajneri Nenad Bjelica, planifikon sezonin e ri në Evropë me Dakun në skuadër.

/Indeksonline/